Rikja Ja Përplas Në Fytyrë Joanës


Pas bisedës që Rikja shkëmben me Joanën, Edberin dhe Viganin, për sa i përket marrëdhënies së saj me Ilirin dhe zënkave të vazhdueshme mes tyre, Joana i bën një pyetje Rikes, duke pritur opinionin saj.
“Domethënë ti Rike, me sa kam kuptuar, ke mendim pozitiv për të gjithë, veç meje?”. “Të them të drejtën, po. Nuk më ke pëlqyer”, ia kthen Rikja, duke e sqaruar se për të gjithë ka një mendim të sajin, por sjellja e saj kundrejt banorëve të tjerë nuk i ka pëlqyer aspak. “Faleminderit për sinqeritetin!”, ia kthen Joana, ndërsa Rikja vazhdon të argumentojë përgjigjen e saj, duke thënë se për asnjë gjë që Joana ka bërë në këtë shtëpi, nuk i ka pëlqyer dhe se nuk ka pse të tregohet hipokrite ndaj saj.
“Si ka mundësi që një njeri kaq pozitiv sa unë, ty të duket negativ?”, i thotë Joana, duke i lënë të kuptojë se Rikja është ndikuar nga mendimi i Elonës dhe Ilirit për të. Ndërsa Rikja i tregon se këtë mendim ajo e ka krijuar lidhur me situata që kanë ndodhur mes tyre në shtëpi. “Nuk i paske kuptuar siç duhet. Sepse ti këto situata i paske parë me sytë e Likes dhe Elonës”, ia kthen Joana.
Rikja mundohet t’ia mbushë mendjen se atë mendim e ka krijuar vetë për të dhe se nuk është ndikuar aspak nga asnjëri prej banorëve. “Ata mund të më kenë folur keq edhe për Anaidin apo ndonjë tjetër, por unë nuk kam mendim negativ për të”, shpjegohet Rikja.
“Atëherë ti ke diçka personale me mua, por nuk ta kam shkaktuar unë atë gjë”, i thotë Joana pastaj, por Rikja e mohon që kjo gjë të jetë e vërtetë, pasi Joanën e shikon njësoj si çdo banor tjetër në shtëpi.
“Nuk më pëlqen aspak si tip, nuk kam se ç’të bëj”, i thotë Rikja, por Joana vazhdon t’i përsërisë se është natyrë pozitive dhe se i vjen çudi që Rikja nuk po e shikon ende me atë sy.
“Për mua nuk je aspak pozitive”, vazhdon t’i thotë Rikja.
“Mbase këtë e bën edhe për lojë”, i thotë Rikja ndërsa Joana është duke u larguar. Joana i shpjegon se fakti që shfaqet provokuese ndaj banorëve nuk do të thotë se është negative. Dhe ndërkohë që vazhdon të mendojë se Rikja ndikohet shumë nga banorët e tjerë dhe t’ia shprehe ende, largohet.